Idriz Sadiku, djali i ish-minatorit të kombinatit “Trepça”, Ibrahim Sadiku sot ka vizituar minierën ku edhe ka dërguar një donacion.
Siç thuhet në njoftim, Sadiku dhuroi donacion pajisje dhe medikamente mjekësore për ambullantën që funksionon në kuadër të minierës.
“z.Sadiku në bashkëpunim me znj.Shqipe Shala infermiere në ambullanten Trepça Sh.A e cila kishte njoftuar për gjendjen rreth shërbimit mjeksor u bë e mundur të realizohet një donacion si ky”, thuhet në njoftim.
Në emër të minierës Trepça drejtori i kësaj miniere Nexhat Dedia ka falenderuar të nderuarin në fjalë duke shprehur falenderimet më të sinqerta për këtë donacion.
Njoftimi i plotë:
KRENARI:Një ndihmë si kjo :
Vizita që na u bë sot na bëri të ndihemi si të veqant e krenar se si fëmijët e ish-punëtorëve tanë asnjëherë nuk harrojn mundin e sakrificen që prindrit e tyre kaluan në këtë vend në këtë Minier që çdo ditë e më shum na jep një arsye më shum për të punuar e zhvilluar edhe sa më shum.
Ndihma (donacioni) që na u dhurua sot ishte :për nder të 21 vjetorit të vdekjes së Ibrahim Sadiku nga fshati Rashan, ish minator i kombinatit Trepça, pronari i barnatoreve Idriz Sadiku(i biri i Ibrahim Sadikut) dhuroj donacion paisje mjeksore dhe medikamente mjeksore për ambullanten që funksion të Sh.A Trepça ,saktësisht për minatorët e këtij kombinati për të cilët i nderuari në fjalë z.Ibrahim Sadiku kishte një respekt të veqant për ta.
z.Sadiku në bashkëpunim me znj.Shqipe Shala infermiere në ambullanten Trepça Sh.A e cila kishte njoftuar për gjendjen rreth shërbimit mjeksor u bë e mundur të realizohet një donacion si ky.
Në emër të Minieres Trepça drejtori i kësaj miniere z.Nexhat Dedia falenderon të nderuarin në fjalë Ibrahim Sadikun duke shprehur falenderimet më të sinqerta për këtë donacion të tillë.
Minatorët tanë gjithmon kan lënë breza të till , falenderime pa fund për Ibrahim Sadiku.











