Djali i Hashim Thaçit i kundërpërgjigjet Salih Zybës për punën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka folur për protestat e 2007-tës dhe ngjarjet që kishin ndodhur atë kohë.

Zyba ka thënë se protestat e organizuara dhe aktivizimi i atëhershëm kishte përshpejtuar procesin e shpalljes së pavarësisë, derisa ka thënë se deklarata e shpalljes së pavarësisë është lexuar nga personi joadekuat, duke aluduar në Hashim Thaçin.

“Disa prej detaje janë shumë të rëndësishme. Akti, deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovë nuk është bërë nga njeriu më kompetent. Jemi vend parlamentar. Nuk është bërë nga as kryeparlamentari, as nga presidenti. E kam fjalë nga kush është lexuar nga kush është deklaruar”, ka thënë Zyba në ATV.

Ndaj një deklarate të tillë, ka reaguar djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti.

Ai në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një video nga momenti i shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Kuvend.