Djali i Gucatit thotë se Specialja në momentin e fundit ia anuloi operimin Hysni Gucatit

Djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati, ka thënë në Frontal të T7 se Gjykata Speciale, vitin e kaluar ia kanë anuluar operimin në këmbë ish-kreut të veteranëve edhe pse kishin deklaruar se do ta futnin në operacion.

Gucati tha se babait të tij i duhet edhe një operacion përshkak të rrezikut që ekziston në këmbën e tij, por që pa asnjë arsye Dhomat e Specializuara në momentin e fundit kanë anuluar operimin e tij.

“Ai ka kryer 27 operacione dhe i duhet edhe operacioni i 28-të. Në korrik apo gusht të vitit të kaluar neve na ka ardhë informacioni nga Gjykata Speciale se Hysniu do të operohet maksimumi në fund të gushtit ka pasë me kry operacionin. Por në momentin e fundit kanë ndërru mendje dhe nuk e kanë futur në sallën e operimit. Ata i bëjnë kontrolle të shpeshta, dhe me sa e di unë ende e ka në këmbë një plumb dhe ka problem me pjesën lart dhe duhet patjetër të bëhet një ndërhyrje sepse ka rrezik që ta humb këmbën. Çka na kanë dhënë përgjigje është se do të kujdesen të gjitha dhe është pritë që në fund të gushtit të futet në operacion mirëpo nuk e kanë bë, arsyet nuk i kanë tregu pse”, tha ai.

Tutje, ai poashtu tha se Specialja në Aktgjykim s’e ka marrë parasysh fare shëndetin e Hysni Gucatit.

“Nuk e kanë marrë parasysh fare shëndetin e tij, sepse Hysniu vuan nga sëmundja e Diabetit dhe Astmës dhe është invalid në njërën këmbë”, tha ai.