Djali i Gucatit në Hagë: Tregon fjalët e babait të tij, Krasniqit, Veselit e Selimit për 28 Nëntor

Djali i Hysni Gucatit, Musliu, ka qëndruar për vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë me rastin e 28 Nëntorit.

Në rrjete sociale, ai ka treguar për urimin që e mori nga babai i tij, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

“’Urime 28-të nëntori’ ishin fjalët e Hysit, Baces Jakup, Kadriut dhe Rexhes”, ka shkruar Gucati.

“Data historike e shqiptarëve 28-të nëntorit këtë vit na gjeti të burrat që e bënë shtetin e Kosovës, si gjithmonë të motivuar dhe të pathyeshëm”, përfundon postimin e tij Hysni Gucati.

Postimi i plotë:

“Urime 28-të nëntori” ishin fjalët e Hysit, Baces Jakup, Kadriut dhe Rexhes.

Data historike e shqiptarëve 28-të Nëntori këtë vit na gjeti të burrat që e bënë shtetin e Kosovës, si gjithmonë të motivuar dhe të pathyeshem.

28 nëntor, 2022.