Derisa në foltoren nga salla e seancës në Kuvendin e Kosovës, i nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti, po prezanton programin qeverisës, po merr edhe reagime nga jashtë.
Djali i kryetarit të Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, Durimi, ka reaguar duke e quajtur atë ‘pako ekonomike gjithëpërfshirëse’, por Hoti ende nuk ka përfunduar me prezantimin e atij programi.
“Eh qekjo osht pako ekonomike gjitheperfshirese!” ka shkruar ai në Facebook.
Ditë më parë, Durim Limaj u përmend si emër i mundshëm si ministër në qeverinë Hoti, por i njëjti e mohoi një gjë të tillë.
Ndryshe, me disa minuta vonesë, seanca për votimin e Qeverisë Hoti ka filluar, derisa mungojnë deputetët e VV-së, ndërsa seancën po e kryeson Kujtim Shala nga LDK-ja.







