Nexhat Fazliu, djali i dëshmorit Milazim Fazliu, ka akuzuar qeverinë aktuale për qëndrim armiqësor ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, veçanërisht në rajonin e Drenicës.

“Ky pushtet ka një urrejtje patologjike ndaj nesh si kategori e luftës”.

Çfarë faji kemi ne që prindërit, familjarët dhe vëllezërit tanë kanë luftuar për këtë atdhe?

Ata nuk na e falin këtë, sepse iu janë prishur ëndrrat me Serbinë e tyre”.

Unë besoj se edhe sot i shohin ëndrrat serbisht, iu është prishur rehatia dhe planet për Serbinë”,ka deklaruar Fazliu, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Për intervisten e plotë, ndiqeni videon e mëposhtme: