Djali heroit Berisha: Gashi është zëdhënësi i Vetëvendosjes, njëjtë mendojnë kundër UÇK’së

Djali i heroit Xhevat Berisha ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se qëndron prapa deklaratës së Shkelzen Gashit kur akuzoi UÇK’në si vrasëse.

Në një postim në Facebook, Bear Berisha i cili ka qenë kandidat për deputet nga PDK, ka thënë se edhe shumë zyrtarë të tjerë të Vetëvendosjes në vazhdimësi kanë akuzuar UCK’në dhe pastaj kanë kërkuar falje.

Ky është postimi i plotë i tij:

Albin Kurti e ka hequr Shkëlzen Gashin vetëm sepse pati revoltë të madhe jo vetëm në opinion publik por edhe brenda partisë sepse në fakt mendon njësoj si ai. Qëndrimet anti-UÇK të Shkelzen Gashit nuk janë thjesht bindje personale që ai i ka pasur gjithmonë por janë bindje të brendshme të vetë kësaj force politike.

Kujtoj këtu kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që në seancën e shkarkimit të tij i quajti mercenarë luftëtarët e lirisë meqënëse mbështeten nga shteti.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes dhe deputetja e kësaj partie, znj.Fatmire Kollçaku u bë zëdhënëse e retorikës së Beogradit duke shprehur se të gjithë liderët politik të UÇK-së janë përfshirë në krime lufte. Po ashtu deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku në mënyrë të ulët, ma akuzuar kryetarin e PDK-së Kadri Veseli se me për vrasjen e komandant Drinit dhe pas një dite u tërhoq e kërkoi falje.

Pra figurat më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje edhe publikisht janë përpjekur që të njollosin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesit e saj duke bërë të njëjtat akuza që ka bërë regjimi i Serbisë ndaj tyre.

Qëndrimi i Vetëvendosjes kinse kundër Gjykatës Speciale është një mashtrim populist për të marrë vota, sepse drejtuesit e kësaj organizate politike në të vërtetë janë si Shkëlzen Gashi mezi presin që rivalët e tyre politik të akuzohen nga kjo gjykatë në mënyrë që mos të garojnë më kundër tyre