“Djali e sulmoi me thikë në qafë babanë”, detaje të reja për tragjedinë në Prizren

Ngjarje tragjike ndodhi sot në rrugën “Nazim Kokollari” në Prizren, ku 30-vjeçari Miran Halili ka vrarë me thikë babanë e tij, Faredin Halili, 50 vjeçar.

30 vjeçari, Miran Halili dyshohet se sulmoi babanë e tij me thikë në qafë, e ku më pas rastin e raportoi në Polici një qytetar rreth orës 13:55, si rast i dhunës në familje, thanë për Sinjalin persona që ishin në vendin e ngjarjes .

Në vendin ku ndodhi kjo tragjedi kishte dalë edhe Emergjenca në ato momente, ku e kishin marrë viktimën, gjendja e të cilit ishte e rëndë.

Nuk shkoi shumë, kur në orën 14:47, Policia kishte marrë infomacionin se Faredin Halili ka ndërruar jetë.