Djali e rrah nënën, e bën për spital

Një rast i dhunës në familje është regjistruar të dielën në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së dielës në ora 11:00, ka arrestuar një person pasi që në stacionin policor në Fushë Kosovë është raportuar për një rast të “dhunës në familje” e “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit, djali e ka rrahur nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore dhe e të njëjtës i është ofruar ndihmë mjekësore.

Policia ka bërë të ditur se, pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.