Djali dhe gruaja e Hashim Thaçit prezent në tubimin përmbyllës të PDK-së

Bashkëshortja e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe i biri i tij, Endriti kanë marrë pjesë në fushatën përmbyllëse të Partisë Demokratike të Kosovës.

Fotografitë nga ky tubim dhe një shkrim emocional, Endrit Thaçi i ka postuar në instagram, ku ndër tjera shprehë mërzinë për mungesën e babait, transmeton Ballkani.info.

“Më merr malli për babin dhe axhën Kadri, por kur e pashë entuziazmin e qytetarëve për #Rimëkëmbje, kam besim se ditët e ndritshme do të kthehen shumë shpejt.”, ka shkruar Endriti.

Postimi: