Djali 8-vjeçar bën xhiro me 140 km/h në autostradë

Një djalë 8-vjeçar në Gjermani vodhi makinën e prindërve të tij për të bërë një xhiro me 140km/h, njoftoi policia.

Fëmija u gjet në autostradën A44 në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në qytetin e Dortmundit. Ai kishte vendosur dritat e paralajmërimit të rrezikut dhe një trekëndësh të vogël paralajmërues pas makinës.

Pasi u gjet, policia raportoi se para se të shpërthente në lot, djali tha: “Unë thjesht doja të bëja një xhiro”.

Nëna e djalit njoftoi policinë rreth orës 00:25 se fëmija kishte dalë me makinën automatike të tipit VË Golf. Ai i drejton makinat rregullisht në zonën private të shtëpisë, si dhe shkon shpesh tek lojërat go-cart.

Rreth orës 01:15, nëna u tha autoriteteve se e kishte gjetur fëmijën e saj në autostradë duke shkuar drejt Dortmundit. Ai tha se u ndal në një parking, pasi shpejtësia e lartë e bëri të mos ndjehej mirë.

Fatmirësisht, nuk u shkaktua asnjë dëm në pronë apo njerëz gjatë “shëtitjes” së natës vonë.

loading…