DJ Regard dhe motrat Kabashi sjellin versionin e përpunuar të “Tumankuqe”

Dardan Aliu i njohur si DJ Regard, ka sjellë një version të ri, të përpunuar të këngës së dikurshme “Tumankuqe”.

Në këtë projekt ai ka bashkëpunuar me motrat Kabashi, Anën dhe Artën, këngën e të cilëve tashmë mund të gjeni në YouTube.

Kënga është publikuar vetëm në versionin audio, derisa nuk dihet nëse në vazhdim artistët po planifikojnë të sjellin edhe klipin.

“Ana Kabashi” është një prej realizimeve më të fundit të Anës, që u lansua me videoklip në maj të këtij viti.

Ndërkaq, ky është bashkëpunimi i parë i dy motrave joshëse të estradës, të cilat shquhen për linjat e tyre atraktive.

loading…