DJ PM, Dagz, Lumi B dhe Ermal Fejzullahu vijnë me këngën e re “Ma e mira”

Është prezantuar ditën e sotme (e shtunë) kënga e re nga DJ PM, Dagz, Lumi B dhe Ermal Fejzullahu.

“Ma e mira” mban titullin projekti i tyre, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kënga ritmike, me plot ngjyra është realizuar në një bregdet e me një sërë vajzash në videoklip.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Lumi B dhe Gesko, kurse për producimin u kujdes Çelik Lipa.

Për muzikën dhe aranzhmentin po ashtu janë përkujdesur vet artistët, PM dhe Dagz.

Foto: Screenshot/YouTube

Videon tashmë të plotë mund ta gjeni në YouTube dhe besohet se do të ketë sukses të madh nga ana e publikut.

Komentet qenë të menjëhershme, disa nga të cilët e konsideruan si një tjetër hit të estradës. /Telegrafi/