DJ i njohur shijon pushimet në Miami me të dashurën superseksi (FOTO)

DJ-i ndërkombëtar David Guetta po shijon jetën në Miami.

51 vjeçari është parë me të dashurën e tij, Jessica Ledon duke marrë diell në brigjet e bukura të Miamit.

David është fotografuar duke i dhënë puthje të dashurës së tij të re derisa në shëtitje ka dal edhe me bulldogun.

E gjithë vëmendja ishte tek linjat trupore bombastike të të dashurës së Guetta-s, madje kaçurrele më seksi nuk keni parë akoma.

DJ francez është në lidhje me bukuroshen e Miamit që nga mesi i vitit 2015, pas divorcit në vitin 2014 me menaxheren e klubit Cathy Lobé.