DJ Geek feston ditëlindjen, Dafina: Urime për dashurinë e jetës time dhe mikun tim më të mirë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe DJ Geek përveç që ndaj skenën e muzikës bashkë ata janë edhe në një lidhje romantike.

Dyshja prej vitesh po shijojnë romancë dhe momente të bukura që kalojnë me njëri-tjetrin shpesh herë i ndajnë edhe me fansat në rrjete sociale.

Ndërkohë, sot (e shtunë) DJ Geek po feston ditëlindjen dhe nuk kanë munguar urimet që Dafina i ka bërë në disa postime të ndryshme.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja ka publikuar fotografi ku shihet pranë partnerit të saj duke zgjedhur edhe fjalë më të bukura të dashurisë për të.

“Urime ditëlindjen dashuria e jetës time, miku im më I mirë dhe DJ”, ka shkruar Dafina sipër imazheve.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndërsa në një postim në InstaStory, Dafina dhe DJ Geek shihen teksa shëtisnin rrugëve të Prishtinës në një motoçikletë, teksa këngëtarja shkruan: “Urime shpriti jem, të dua”.

Çifti i njohur aktualisht po shijon pushimet në një vend tropikal pas përfundimit të një sezone të ngarkuar me koncerte.

Si Dafina edhe DJ Geek kanë qenë tejet aktive me projekte të ndryshme dhe mbrëmje të shumta muzikore.