Dj Dagz poston foto me Einxhel, thotë se ajo është fituesja e BBV

Dj Dagz tashmë është ndër emrat më të dëgjuar së fundmi.

Ai ka qenë pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri “Big Brother VIP”.

Pas më shumë se dy muajsh, me vendimin e publikut i dha fund lojës, por gjersa ishte brenda Arbëri krijoi një lidhje me njërën nga konkurrentët.

Bëhet fjalë për Einxhel Shkirën, ndërkaq së fundmi ajo që ra në sy në profilin e tij në Instagram, është një foto që ka postuar bashkë me Einxhel ku ka shkruar me hashtag: #Einxhelfituese.