Dj Dagz lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Pas largimit të Xheisarës, një zingjir i nisur nga Beatrixa ka çuar në nominim Dj Dagz dhe Einxhel Shkirën.

Ky nominim u prit jo mirë nga ata, por që televotimi zgjati shumë pak për këtë eleminim të dytë.

Mes dyshes, çiftit të Big Brother VIP, Dj Dagz ishte banori më pak i votuar, për të lënë kështu përgjithmonë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.