Dizajni radikal i Apple iPhone 12 merr formë

Tashmë jemi të njohur për shumë detaje të linjës iPhone 12 përfshirë një ulje surprizë të çmimit. Por më në fund kemi një pamje të qartë të dizajnëve të reja të cilat mund të jenë ndryshimi më i madh vitet e fundit në iPhone.

Ishte YouTuberi iupdate i cili trego për ndjekësit e tij disa dizajnë të iPhone 12 me dimensionet e tyre të sakta dhe materialet përbërëse. Në pamje të parë ato janë jo vetëm iPhone më me stil të Apple në vitet e fundit, por edhe më të mirët për tu mbajtur në duar.

Është më i lehtë për tu menaxhuar për shkak të profilit katror të dizajnit duke ju dhënë një kapje më të mirë në dorë.

YouTuberi shkon aq larg saqë të thotë se ky është iPhone me dizajnin më të bukur dhe më të mirë që ka mbajtur në duar.

Madhësitë e reja janë gjithashtu faktor. Modeli më i vogël ka ekran të paktën 5.4-inç ndërsa më i madhi ka ekran 6.7-inç. Përveç ndjesisë të përmirësuar që të japin duke i mbajtur në duar, iupdate thotë se dizajni i rrafshët bën të mundur që iPhone të qëndrojë në këmbë.

Vendimet e Apple me iPhone 12 mund të jenë jetike kryesisht në përzgjedhjen e ekranit 120Hz, teknologjia 5G dhe sensori LiDAR në kamerat e pasme.