Dizajnerja e Arbresha Hoxha në përgatije të ekspozitës së radhës – A do kthehet edhe në pozitë politike?!

Dizajnerja Arbresha Hoxha, ka njoftuar se është në përgaditje të ekspozitës së radhës, ku veprat e saj ka arritur t’i ekspozojë në shumë vende jashtë kufijeve të Kosovës.

Me gjithë njoftimin për realizimin e ekspozitës, ajo nuk ka njoftuar akoma për vendin e realizimit të saj.

Hoxha, edhe pse ajo është shprehur që të merresh me art është sfiduese, thekson se ka emocion kur prezanton veprat tek artëdashësit.

“Në aspektin profesional jam pothuajse e realizuar normal që çdo herë pretendon që qellimet dhe objektivat t’i kesh edhe shumë më larg se kufijtë e Kosovës, edhe si ligjeruese mundohem të jap mesazhin që ‘Never say I can’t, ask yourself how can I”, ka deklaruar ajo.

Pos punës me artën, aktualisht po qarkullojnë zëra se dizajnerja Arbresha Hoxha mund të kthehet prap në pozitë politike, ku ne mandatin e kaluar ishte edhe shefe kabineti në MKRS, por a do i rikthehet pozitës politike mbetet të shihet apo do të qendrojë në fushën e Artit.

loading…