Michael Book

Ditëlindjen e 66-të e festoi duke u rrotulluar disa herë në ajër mbi një trampolinë

Michael Book nga Utah e Shteteve të Bashkuara, është një pensionist shumë aktobtik, që vazhdon ta praktikojë sportin e preferuar edhe pse ka bërë një moshë.

Për të festuar ditëlindjen e 66-të, shkoi në një prej palestrave që ka në afërsi dhe u rrotullua disa herë në ajër, mbi një trampolinë, duke I lënë të gjithë të mahnitur.

Kampionin në sporte ekstreme, si rrotullimi mbi trampolinë dhe lëshime të rrezikshme me ski, e kishin këshilluar që të praktikonte sportin për të qenë në formë.

Aplikimi i vazhdueshëm i këtyre sporteve, ka bërë që ai të ketë gjendjen dhe shkathtësinë, që pa problem të hidhet mbi trampolinë edhe në këtë moshë.

Shpërndaje