Këngëtarja

‘Ditëlindje në karantinë’, pamje nga festa për 27 vjetorin e Xhensilës

Xhensila sot feston 27 vjetorin e lindjes.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, sot ka mbushur plot 27 vite jetë, shkruan lajmi.net.

E martuar dhe nënë e një vajze, ajo po shijon çdo moment të jetës, madje edhe në karantinë.

Ka javë që ajo, bashkëshorti i saj Besi dhe vajza e tyre Ajka, po qëndojnë të izoluar shkak i pandemisë.

Andaj edhe festa e ditëlindjes së 27-të i është organizuar pikërisht në ambientet e shtëpisë.

Ishte Xhensila ajo e cila me ndjekësit ndau disa imazhe nga mëngjesi i sotëm i tyre.

Festa ka nisur qysh në mëngjes duke mos munguar befasia e këndshme.