Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Sara Kolami mbrëmë ka festuar ditëlindjen.
Pjesë e festës së saj kanë qenë disa banorë të edicionit të tretë të BBVK-së, por edhe producentja Olsa Muhameti e cila publikoi pamje nga kjo festë.
Në një prej fotografive të publikuara nga Olsa, shihet se aty nuk ka munguar as Driloni.
Në këtë festë kanë qenë edhe dy ish-banorët, Rovena dhe Atilla si dhe opinionisti Milaim Zeka.









