Ditë e zezë për rusët që iu pëlqen Evropa, ja çfarë propozon Brukseli

Qytetarët rusë nuk duhet të kenë qasje të lehtë në BE, thotë Komisioni Europian.

Bashkimi Europian tash propozon që rusëve t’u hiqet “liberalizimi” dhe ata t’u kthehen proceseve të gjata të aplikimit për vizë, shkruan Gazeta Express.

“Te jesh turist ne BE nuk eshte e drejte themelore. Ne po propozojmë të pezullojmë plotësisht Marrëveshjen për Lehtësimin e Vizave me BE – kjo do të thotë se qytetarët rusë nuk do të gëzojnë më qasje të privilegjuar në BE dhe do të përballen me një proces aplikimi më të gjatë, më të shtrenjtë dhe më të vështirë për vizë”, shkruan Komisioni Europian në një njoftim në Facebook.

“Gjithashtu propozojmë të mos ua njohim pasaportat ruse të lëshuara në rajonet e pushtuara të Ukrainës”, shkruan KE.

Komisioni Europian thotë se “lehtësimi i vizave është një shenjë besimi, të cilën lufta e agresionit të Rusisë e ka shkatërruar plotësisht”.