Dje në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme që drejtohet nga ministrja Donika Gërvalla në një postim me rastin e ditës së pavarësisë së Andorrës është vendosur gabimisht flamuri i Moldavisë.
Por, ministrja Gërvalla ka gabuar edhe sot në profilin e saj në ‘twitter’, kur ka provuar ta etiketojë ministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Në vend të ministrit, Gërvalla e ka bërë ‘tag’ një profil tjetër të një personi me emrin Bujar Osmani.
Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ka llogarinë e tij nën “tag”-un të krijuar si “Bujar_O”, kurse Gërvalla e ka bërë “BujarO”, që me një klikim të dërgon në profilit e krejt dikujt tjetër.


Megjithatë postimi me gabim është fshirë dhe është publikuar i riu.
With great sorrow we received the news about the fire in the hospital of Tetovo. Our thoughts today are with the people of 🇲🇰, especially with the families of the victims.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 9, 2021
I have also expressed my deepest condolences to my colleague @Bujar_O.🇽🇰stands with🇲🇰 and is ready to help.
Ministrja Gërvalla ka gabuar edhe më herët, teksa ka vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-së, dhe ka qenë cak i kritikave në lidhje me shkathtësitë e komunikimit të ekipit të saj të këshilltarëve, që kujdesen për këtë aspekt.
Analisti politik, Blerim Latifi, pas gabimit të djeshëm ku u ngatërruan flamujt, ka thënë se kjo tregon se stafi i Gërvallës pritojnë që të verifikojnë një postim zyrtar.







