Dita Ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë

Sipas Kombeve të Bashkuara, 17 tetori i çdo viti shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë.

Që prej vitit 1993, ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim.  Organizata të ndryshme jo qeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në agjendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë prioritet.

Në 17 tetor të vitit 1987, më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme, dhunës dhe urisë. Që prej atij momenti individë dhe organizatat në mbarë botën e shohin 17 tetorin si një ditë ku mund të rikujtohet  përkushtimi i tyre për t’i dhënë fund varfërisë.