Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas: Presidenca dhe Kuvendi bëhen portokalli

Me rastin e shënimit të 25 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas ndërtesa e Presidencës dhe Kuvendit është ndriçuar me ngjyrë portokalli.

Fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit ka filluar sot, më 25 nëntor, dhe është mbështetur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

25 nëntori është i njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe përfundon me 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Çdo vit përmes fushatës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Ngjyra zyrtare e fushatës është portokallia që simbolizon një të ardhme të ndritshme dhe një botë të lirë pa dhunë ndaj grave.

Ndërtesa, ku janë të vendosura Presidenca dhe Kuvendi, do të qëndrojë e ndriçuar prej orës 18:30 deri të nesërmen.