“Dita e të vetmuarve” në Kinë, shpenzohen 30.8 miliardë dollarë

Dita e të vetmuarve në Kinë, është eventi më i madh botëror për sa i përket blerjes online, ku për konkurrues më serioz ka të Premten e Zezë në SHBA

Gjiganti kinez i blerjes online Alibaba Group, të dielën në Ditën e të vetmuarve, e cila tradicionalisht kremtohet më 11 nëntor, për 24 orë të tregtimit ka realizuar të hyra me 30.8 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dita e të vetmuarve në Kinë, është eventi më i madh botëror për sa i përket blerjes online, ku për konkurrues më serioz ka të Premten e Zezë në SHBA.

Siç bën të ditur CNBC, kompania në 85 sekondat e para, ka realizuar një qarkullim me një miliard dollarë, një shifër rekorde.

Në vitin 2009 në Kinë, atëherë kur në portalet e tregtimit online në kuadër të holdingut Alibaba u shënua 11 Nëntori, ishte realizuar një shitje me vetëm tetë milionë dollarë. Festa “Dita e të Vetmuarve”, është shpikur nga studentët kinezë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Duke ndjekur trendet e viteve të kaluara, edhe këtë vit më shumë janë blerë pajisje elektronike, ku spikasin telefonët e mençur.