Sot, 24 maj, është Dita e Presidentit.

Lidhur me këtë ngjarje, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Deputetja Musliu, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook, shkroi se historinë nuk mund ta ndryshojë askush.

“Dita e Presidentit! Historinë s’mund ta ndryshoj askush!#Kosova #HashimThaçi”, shkroi ajo.

Ndryshe, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjendet në Hagë, pasi i njëjti akuzohet për krime të luftës.