Dita e pestë në Prishtinë pa raste të reja (0). Sonte u hoq karantina. Masat e tjera mbesin përfshi kufizimin e lëvizjes në vetëm 90 minuta në ditë. Ende kujdes sepse në krejt Kosovën 10 raste të reja.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sot po ashtu janë shëruar 38 persona nga koronavirusi në mbarë Kosovën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 336. /Ballkani.info/