Bajram Begaj

Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Begaj: Reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën, siç u shpreh ai, në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.

Begaj përmes një postimi  në Facebook tha se ndjehet krenar për  vlerat e popullit shqiptar, i cili sipas tij, kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit, njofton Klankosova.tv.

“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit. Krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit. Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit”, ka shkruar tutje Begaj.

VIDEO BONUS: Sveçla: Dje ne Zveçan e sot në Dragash jemi zotuar, rend dhe ligj anekënd e në çdo cep të Kosovës