Dita e Mjedisit: Ministrat Nagavci e Aliu Nagavci dalin në terren për të hequr mbeturinat

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bashkë me ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, komunën e Prishtinës, “Let’s Do it Kosova” e shumë organizata të tjera kanë shënuar “Ditën Botërore të Mjedisit”, raporton EO.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se është me rëndësi që Dita e Mjedisit të shërbejë për vetëdijesim dhe të jetë ditë e mjedisit çdo ditë.

“Kjo ditë duhet të shpërbejë për vetëdijesim. Në çfarë e kemi mjedisin shpresojmë që me gjeneratën e re do të kemi ndryshim për të mirë. Fëmijët më thanë se mjedisi është ajo çka rrethon dhe ku jetojmë”.

“Mjedisi është edhe uji, ajri e toka e poashtu dielli. Këtë ajrin e ndotur ajo pema na pastron. Na njerëzit e dëmtojmë mjedisin. Prandaj e kemi të domosdoshëm të ndërmarrim hapa të shpejtë në raport me mjedisin sepse ka të bëjë drejtpërdrejtë me jetën tonë”.

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se mbrojtja e mjedisit është prioritet dhe se në shkolla vazhdimisht organizohen aktivitete që kanë qëllim vetëdijesimin e nxënësve, raporton EO.

“Edhe për ministrinë është prioriteti kujdesi për mjedisin. Janë të nevojshme aktivitete të tilla”.

“Në qindra shkolla organizohen aktivitete, po iu japin mundësi t’i tregojnë idetë e tyre për mjedisin”.

Luan Hasanaj nga Let’s Do It Kosova, ka kërkuar nga institucionet që të punojnë më shumë në ruajtjen e mjedisit.

“Shpresoj që në 5 qershor ministri të dalë këtu dhe të na tregojë përmasimin e situatës. Nuk do të ndalemi për tu marrë me mjedisin dhe do të kërkojmë nga institucione të punojnë më shumë në këtë drejtim”.