Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 16-vjetorin e miratimit të Kushtetutës, ka thënë se zbatimi i saj na ndihmon në procesin integrues në familjen euroatlantike.
Këto komente, Osmani i ka i bërë në një komunikatë për media të lëshuar nga Presidenca.
“Sot, në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave”, ka thënë Osmani.
E para e vendit ka theksuar se kushtetuta “jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”.
VIDEO BONUS:







