Xhudo
Distria Krasniqi e kompleton het-trikun e xhudisteve kosovareve në finale të Abu Dhabit
Pas Nora Gjakovës dhe Majlinda Kelmendit, edhe Distria Krasniqi e ka siguruar finalen në Grand Slamin e xhudos Abu Dhabi, i cili po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe momentalisht.
Distria Krasniqi e mposhti argjentinasen Paula Pareto në gjysmëfinale në kategorinë -48 kilogramë të shtunën, transmeton ballkani.info.
Fitorja e saj nënkupton se tri vashat kosovare, Nora, Majlinda dhe Distria kanë siguruar secila të paktën medaljen e argjendtë, dhe do të luajnë për të artën.
Distria triumfoi me Ippon ndaj argjentinases.
Ndeshjet finale zhvillohen pasdite sipas kohës sonë lokale.