Xhudistja kosovare

Distria Krasniqi e artë në Kinë

Për 16 sekonda, Distria Krasniq mposhti medalisten Olimpike, Ami Kondo, dhe fitoi medaljen e artë në Mastersin e Guangzhou në Kinë.

Kanë mjaftuar vetëm 16 sekonda që Distria Krasniqi ta hedh në tatami medalisten e bronztë të Lojërave Olimpike Rio 2016, Ami Kondo të Japonisë.

Xhudistja kosovare fitoi medaljen e artë me Ippon në finale, në kategorinë -52 kg, të Mastersit Top-16, që po mbahet në Guangzhou të Kinës. Në këtë garë po marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore.

Distria fitoi 1800 pikë Olimpike, kurse pas pak pritet të fillojë finalja e xhudistes tjetër, Nora Gjakovës.