Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të rëndësishëm për çdo sektor të mundshëm për të kufizuar punën për shkak të epidemisë së re, Koronavirus.

Me njoftim të rëndësishëm ka dalë ‘club’-i më i madh në Kosovë, ‘Zone Club‘, shkruan Ballkani.info.

‘Miq e dashamirë, njerëz të jetës së natës, Të gjithë tashmë jemi të informuar për problemin botëror me Pandeminë Coronavirus. Masat parandaluese të vendosura nga Qeveria e Kosovës na detyrojnë pezullimin e të gjitha eventeve të planifikuara, deri në vendimin e radhës, duke ditur se jemi vendtakimi kryesor sa i përket jetës së natës në Kosovë. Çdo event i paracaktuar do të shtyhet për një datë tjetër. Për çdo vendim tjetër ju infromojmë me kohë. ZoneCrew’.Ballkani.info