Ministria e Brendshme e Austrisë ka bërë të ditur se disa persona janë vrarë si pasojë e të shtënave në një shkollë të mesme në Dreierschutzengasse në qytetin Graz, ka bërë të ditur transmetuesi publik, ORF, raporton BBC.

Tashmë është raportuar se në mesin e viktimave ka mësimdhënës dhe fëmijë dhe besohet se dorasi e ka qëlluar edhe veten në toaletet e shkollës.

Sipas tabloidit Kronen Zeitung, tetë persona janë vrarë në sulm, megjithëse ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht detajet.

Policia ka bërë të ditur se po zhvillon një operacion të madh, duke përfshirë edhe përdorimin e helikopterëve.