Disa të vrarë në Britani nga një sulmues me armë

Disa njerëz janë vrarë dhe të tjerë po marrin trajtim pasi një person i armatosur hapi zjarr në Plymouth të Mbretërisë së Bashkuar këtë mbrëmje.

Numër i konisderueshëm i ekipeve mjekësore kanë arritur në vendin e ngjarjes menjëherë pasi ajo ndodhi.

Në një deklaratë Policia tha se ka pasur një “numër viktimash” në një “incident serioz me armë zjarri” në Keyham dhe se “disa” viktima të tjerë po marrin trajtim”.

Nga zyrtarë u tha se ky sulm nuk ka lidhje me terrorizmin.