Pas largimit

Disa serbë kërkojnë të kthehen në FSK, u larguan pas presionit të Serbisë

Mbi 50 pjesëtarë komunitetit serb shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Por,  numri i tyre ishte edhe më i madh vitet e kaluara.

Megjithatë shumë nga ta kanë hequr dorë nga uniforma e ushtrisë së Kosovës për shkak të presionit ndaj tyre nga Beogradi.

Edhe komandanti i kësaj force e pranon se ata u larguan pasi ishin të kërcënuara me jetë edhe familjet e tyre pavarësisht performancës së mirë të tyre.

Por, disa nga ata që u larguan kanë parashtrua kërkesë për tu rikthyer si pjesëtar të Ushtrisë së Kosovës.

E një gjë e tillë sipas Rrahman Ramës është e pa mundur.

Megjithatë edhe pjesëtarët e tanishëm serb të FSK-së vazhdojnë të ketë presione, por jo si në të kaluarën.

Kreu i ushtrisë së Kosovës i ka bërë thirrje pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve që të aplikojnë për tu bërë pjesëtar të FSK-së në qershor kur pritet të hapet konkursi për kadetë të rinj.