Disa lokale në Prishtinë kanë filluar të mbyllen për kohë të pacaktuar si shkak i përhapjes së madhe të koronavirusit ku edhe në Kosovë sot janë shënuar 2 rastet e para.
Së fundmi është njoftuar se lokalet si “Bamboo” dhe “Annex Bar” janë mbyllur, shkruan lajmi.net.
Qeveria e Kosovës është mbledhur sonte në ora 19:00 dhe pritet të dalin me vendime lidhur me situatën e re të krijuar nga koronavirusi.
Të infektuarit me koronavirus janë një 20 vjeçare, shtetase italiane dhe një 77 vjeçar i cili kishte hyrë në Kosovë nga Italia më 5 mars







