Ditën e djeshme meterologët kishin paralajmëruar erëra të forta për ditën e sotme në Prishtinë, të shoqëruara me reshje të mëdha shiu.

Në orët e pasdites së sotme, qytetarët janë paralajmëruar të qëndrojnë larg hapësirave publike pasi që kishte rrezik nga erërat, transmeton Ballkani.info.

Disa minuta pas reshjeve të shiut, rrugët e Prishtinës u vërshuan nga ujrat, gjë që shkaktoi kolona të gjata në qendër.

Në një video të dërguar nga një lexues i Ballkani.info, shihen rrugët e mbuluara nga uji dhe kolonat e gjata të veturave.

Video është inçizuar në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. /Ballkani.info/