Disa ditë pas martesës, Gjykata “trondit” Fjolla Morinën

Ka ndryshuar akuza për këngëtaren Fjolla Morina, nga “armëmbajtje pa leje”, “në trafikim të armëve dhe municioneve”.

“Abc News” raporton se këngëtarja rezulton të jetë marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim. Po ashtu edhe partneri i saj, Fisnik Syla dhe shoferin e këtij të fundit, Fitim Muji, akuzohen për këtë vepër.

Pak ditë më parë prokuroria e Kukësit u ka komunikuar akuzën e re tre personave të proceduar dhe tashmë çështja kundër Fjolla Morinës, Fisnik Syla dhe Fitim Mujit, ka përfunduar në gjykatën e Kukësit.

Kujtojmë që më 19 shtator këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete. Ndërsa në makinë ishte i dashuri i saj dhe shoferi.