Diplomati rus proteston në Australi për lokacionin e ambasadës

Një diplomat rus ka qëndruar pranë parlamentit të Australisë shkaku i një mosmarrëveshjeje për lokacionin ku Rusia dëshiron ta ndërtojë ambasadën e saj të re.

Protesta e tij vjen pas vendimit të javës së kaluar të Australisë për t’ia shkëputur kontratën e qiradhënies, të dhënë në vitin 2008, për arsye të “sigurisë kombëtare”. Rusia tha se do ta apelojë këtë vendim në Gjykatën e Lartë.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha se diplomati nuk përbën kërcënim dhe e quajti atë “një burrë që po qëndron… në një copë bar”.