Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovë, sot në përvjetorin e 18 të vdekjes, e ka kujtuar edhe ambasadori i Kroacisë në Finlandë dhe Estoni, Josip Buljeviq.

Bujleviq shkroi në “X” se pikërisht Rugova ishte lideri i duhur në kohën e duhur për Kosovën.

“Ibrahim Rugova ishte pikërisht ai lloj lideri që i duhej popullit të tij në ato kohë. Një vizionar karizmatik, një pacifist, por i palëkundur në parimet themelore. Lider i kapaciteteve globale”, shkroi ish-ministri kroat i Mbrojtjes.

“Sot kanë kaluar 18 vjet nga vdekja e tij dhe ai është shumë i munguar në Kosovë dhe në Europë”, shtoi Bujleviq.

Ibrahim Rugova was exactly the kind of leader his people needed in those times. A charismatic visionary, a pacifist, yet unyielding in basic principles. The leader of global capacities. Today, 18 years have passed since his death and he is greatly missed in Kosovo and in Europe. pic.twitter.com/MoPobbFpk5

— Josip Buljevic (@BuljevicJosip) January 21, 2024

VIDEO BONUS: S’është në Gjermani, as në Zvicër, këto pamje vijnë nga Republika e Kosovës