Jonathan Moore

Diplomati amerikan: Kurti të jetë më i durueshëm e më praktikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas ish-shefit të Misionit të OSBE-së në Bosnje e Hercegovinë, Jonathan Moore, në raport me dialogun Kosovë-Serbi, duhet të jetë më i durueshëm, më praktikë dhe duhet të tregojë aftësi për të arritur rezultate, meqë sipas tij, kjo është ajo që njerëzit duan të shohin e jo retorika boshe.

Sipas diplomatit amerikan, në këtë fazë, është e rëndësishme që Kurti të tregojë aftësinë e tij për të bërë kompromis, sepse kompromisi, sipas tij, nuk është gjë e keqe.

“Ndoshta në vend të kompromisit duhet të flasim për fitore të përbashkëta, të cilat do të ishin në interes të qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve në Ballkan. Ky duhet të jetë prioriteti i tij”, ka theksuar ai.

Diplomati amerikan, Jonathan Moore, ka potencuar ndër të tjera se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Për Asociacionin kemi folur që nga viti 2013, 10 vjet. Është koha e formimit të tij. Asociacioni do të ketë kompetenca në nivel komunal, nuk është një entitet siç kanë thënë disa. E gjitha është vetëm retorikë”, ka potencuar ai në një intervistë për mediumin serb me seli në Kosovë, Kosovo Online.

VIDEO BONUS: Vazhdon shtrirja e sovranitetit të Kosovës në veri