Analisti Politik

Diplomacia sipas Sylës: Bislimi vesh kravata ngjyrë “bojë-Nisme”, Gërvalla as flamujt nuk ia ka qëlluar

Gazetari Valon Syla ka kritikuar përfaqësuesit e diplomacisë së Republikës së Kosovës duke thënë se nuk kanë arritur asgjë për pothuajse një vit qeverisje.

Syla ka thënë se ministrja e Jashtme Donika Gërvalla Schwartz bënë gabime amatoreske dhe gabon edhe flamujt e shteteve.

“Gërvalla është sikur ajo loja me zare. E gjuan dhe e kërkon gjashtëshen, por herë të bie dyshi e herë pesëshi. Ajo ashtu ia ka bërë . As flamujt nuk ia ka qëlluar. Kjo është teoria e gjasave”, ka thënë ai.

Tutje ai ka kritikuar edhe pamjen e zëvendëskryeministrit për dialog me Serbinë, Besnik Bislimit në takime të rëndësisë së lartë.

“Mos të flasë për këtë Bislimin. Ka dalë në takime me një kravatë ngjyrë “bojë Nisme”. Atë ngjyrën portokalli të Nismes. Nuk ka pasur as pamje të kënaqshme e i duket vetja kryediplomat. Kepucat i ka pasur të bërë me lloq në takimin më të rëndësishëm në pritje të Borrelit dhe Lajcakut. Vucic qesh me ta. Ai vetëm i lë të flasë. Tri herë u futën në veri por nuk bënë asgjë.”, shtoi Syla në emisionin Pressing në T7.