Diplo ndan një video nga prapaskenat e “Sunny Hill” me Dua Lipën

DJ amerikan, Diplo, ka performuar në natën e katërt njëherësh të fundit në festivalin “Sunny Hill”.

Ai dhuroi një energji të mahnitshme përpara publikut shqiptar duke krijuar kështu një atmosferë të paharrueshme.

Të njëjtit shihen duke bërë poza para kamerës në videon që mori reagime të shumta në Instagramin e Diplos.

Dyshja tashmë njihen edhe si bashkëpunëtorë shumë të mirë, duke qenë se numërojnë një hit.

“Electricity” mban titullin kënga e tyre, e cila është publikuar rreth tri vite më parë dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 160 milionë klikime në YouTube.

Krahas Diplos, të tjerë yje që performuan në “Sunny Hill” ishin: J Balvin, DJ Regard Burak Yeter, Aj Tracey, Skepta etj. /Telegrafi/