LAJMI I FUNDIT

Dioqeza: Personat e armatosur u larguan nga manastiri i Banjskës, aktualisht është qetë

Dioqeza e Rashko-Prizrenit njoftoi opinionin se gjendja në manastirin e Banjskës aktualisht është e qetë, ndonëse ende ndihet frika nga ngjarjet e sotme si në rrethinë ashtu edhe në vetë portën e manastirit.

“Personat e armatosur që depërtuan sot portën janë larguar nga manastiri dhe aktualisht është vërejtur prania e policisë së Kosovës para portës së hyrjes dhe në oborrin e manastirit”, thuhet në njoftim, transmeton Ballkani.info.

Shtohet se “në konviktin e manastirit është ende një igumen me vëllezërit e tij, si dhe një grup besimtarësh nga Novi Sadi, mes të cilëve edhe dy fëmijë të mitur”.

Administrata e manastirit njofton se të gjithë tani për tani janë mirë, se në kapellën e shtëpizës bëhen shërbime të rregullta, me shpresën që kjo dramë të përfundojë sa më shpejt. /Ballkani.info/

LEXONI EDHE: