Diona Fona shfaqet provokuese nga xhirimet e klipit të ri

Artistja e njohur Diona Fona ka nisur përgatitjet e projektit të ri muzikor.

Ajo gjatë ditës së djeshme (e shtunë) njoftoi se po vjen me këngë të re në bashkëpunim me reperin anglez, ZieZie.

Projekti i dyshes thuajse është në finalizim dhe me këtë rast këngëtarja ka ndarë disa pamje nga xhirimet e klipit të ri.

Krijuesja e hitit “Ti je” ka befasuar fansat në një pozë ku shfaqet e shtrirë, gjersa një pjesë të videoklipit e ka xhiruar në Vlorë.

Komplimentet kanë qenë nga më të ndryshmet dhe imazhi ka grumbulluar mijëra pëlqime.