Diona Fona paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me reperin anglez, ZieZie

Artistja e njohur shqiptare, Diona Fona, ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri muzikor.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar me fansat në rrjete sociale, gjersa këtë herë do të sjellë një bashkëpunim me një artist internacional.

Me anë të një imazhi të ndarë në Instagram, ajo tregon se ka bashkuar forcat me reperin nga Anglia, ZieZie.

“A jeni gati për pak zjarr”, ka qenë përshkrimi i fotografisë ku shfaqet përkrah yllit anglez.

Të shumta kanë qenë reagimet në komente, fansat e së cilës njëherësh i kanë kërkuar të këndojnë në shqip.

Diona përndryshe vetëm pak javë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Sheqer”.

Kënga për pak kohë grumbulloi afro dy milionë klikime në YouTube.