Zyrtarët e inteligjencës ukrainase dhe perëndimore besojnë se spiunët rusë kanë dhënë informacione nga një bazë e Ukrainës e cila u sulmua të dielën, me tre britanikë që besohet se janë në mesin të vrarëve, shkruan Mirror, përcjell Periskopi

Zyrtarët janë duke hetuar nëse një ‘i brendshëm’ duke u shfaqur si rekrut i huaj për Ukrainën në fakt ishte duke punuar për agjencitë e spiunazhit të Rusisë në bazën Yavoriv.

Mirror ka mësuar se agjencitë perëndimore dhe të Ukrainës besojnë se agjencitë ruse të spiunazhit GRU dhe SVR kishin ‘transformuar’ luftëtarët e huaj në bazë.

Një nga 1500 rekrutët e huaj atje që supozohej të luftonte për Ukrainën kundër Rusisë dyshohet se i ka dërguar informata dhe koordinime kredibile Rusisë.

Një burim i besueshëm tha për Daily Mirror se një roje i ushtrisë ukrainase në baze kishte vërejtur një njeri duke u larguar me vrap nga baza, që dukej se mbante një laptop dhe një objekt të mbrehtë, para se të ndodhte sulmi.

Pohimi, kupton Mirror, po hetohet nga inteligjenca ukrainase dhe shërbimi i sigurisë, që dyshon se Rusia kishte pasur spiun brenda bazës.

Tre ish-trupa të forcave speciale dyshohet se janë vrarë në sulmin ajror vdekjeprurës afër kufirit me Poloninë, bën të ditur Mirror.

Burimet thonë se tre personat në fjalë nuk ishin pjesë e luftëtarëve të huaj deri sa nuk ndodhi ushtrimi në bazën tashmë të shkatërruar të Yavoriv, e cila është vetëm pak kilometra larg kufirit polak.

Nuk është bërë ende e ditur se në cilën njësi të forcave special ata ishin duke shërbyer.